Monday, July 19, 2010

FESTIVAL I 6.NDËRKOMBËTAR I STRIPIT DHE KARIKATURËS
“PRIZRENI 2010”

• Festivali i Stripit dhe Karikaturës mbahet për cdo vjet në Prizren (KOSOVË) dhe organizohet nga ana e Shoqatës të Strip artistëve Kosovar “XHENNET COMICS”.
• Festivali është i hapur për cdo artistë profesionel dhe amator nga mbarë bota.

KUSHTET PËR PJESËMARRJE
1. Festivali është me temë të lirë, si për Strip ashtu edhe për Karikaturë.
2. Punimet mund të jenë të punuara nga një ose më shumë artistë/te.
3. Kandidati/ ja për Strip dhe Karikaturë mund të dërgon punimet e tij /saj përmesë adrese elektronike, të jetë e skenuar mirë, më së paku 300 dp.
4. Stripët dhe Karikaturat e dërguara duhen të jenë prej 1 deri 6 faqe (në formatin A3 ose A4).
5. Gjuha e teksteve është e lirë për tërë gjuhët e botës.( preferohet Gjuha angleze)
6. Zgjedhja e temës dhe e zhanrit është e lirë.
7. Së bashku me punimet të dërgohet edhe Emri , mbiemri,biografia e shkurtë, shteti, adresa , E-Mail, fotografia, (Vërejtje : pa këto të dhëna , punimet nuk do të miren parasysh ).
8. Data e fundit për dërgimin e punimeve është 25 shtator 2010.

Adresa për dërgimin e punimeve:
Shoqata e Strip aristëve Kosovar “XHENNET COMICS”
Rruga : Xhemil Doda No . 3/ a
20000 Prizren , KOSOVE
Mob : +37744288791
E-Mail : xhennetcomics@gmail.com
E-Mail : ganisunduri@hotmail.com

No comments:

Post a Comment