Sunday, May 22, 2011

FESTIVAL I 7.NDËRKOMBËTAR I STRIPIT DHE KARIKATURËS 2011

- Shoqata e Strip artistëve Kosovar “XHENNETCOMICS” organizon Festivalin e 7`të
Ndërkombëtar të Stripit dhe Karikaturës.
- Festivali i 7`të Ndërkombetarë do të mbahet më 07-13 Tetor 2011 në Galerine
“HAMAM”,Prizren.
- Festivali nuk është shpërblyes ose garues, por për 20 artistë të huaj dhe 10 artistë Kosovar të cilët do të zgjidhen nga ana e jurisë do të kenë të mbuluar shpenzimet e udhëtimit dhe Hotelit për 3 ditë , të gjithë pjesëmarrësve në Festival do të shpërndahet Katalogu, Majica me logon e Festivalit dhe mirënjohja për pjesëmarrje,dërguesve të tjerëve do të dërgohet katalogu përmes postës elektronike në PDF ose do të mund të marrin në web faqen e Shoqatës.
- Festivali i Stripit dhe Karikaturës mbahet për cdo vjet në Prizren (KOSOVË) dhe
organizohet nga ana e Shoqatës të Strip artistëve Kosovar “XHENNET COMICS”.
- Festivali është i hapur për cdo artistë profesionel dhe amator nga mbarë bota.

KUSHTET PËR PJESËMARRJE :
- Festivali është me temë, zhanr të lirë, si për Strip ashtu edhe për Karikaturë.
- Punimet mund të jenë të punuara nga një ose më shumë artistë/te.
- Kandidati/ ja mund të dërgon punimet e tij /saj Të Stripit dhe Karikaturës përmesë
postës ose përmesë adresës elektronike, punimet të jenë të skenuar mirë, më së paku
300 dpi
- Stripët dhe Karikaturat e dërguara duhen të jenë prej 1 deri 4-6 faqe (në formatin A3 ose
A4).
- Gjuha e teksteve është e lirë për tërë gjuhët e botës. ( preferohet Gjuha Angleze)
- Së bashku me punimet të dërgohet edhe Emri, mbiemri,biografia e shkurtë, shteti,adresa
,E-Mail, fotografia, (Vërejtje : pa këto të dhëna, punimet nuk do të miren parasysh ).
- Data e fundit për dërgimin e punimeve është 25 shtator 2011.

Adresa për dërgimin e punimeve:
Shoqata e Strip aristëve Kosovar “XHENNET COMICS”
Rruga : Xhemil Doda No . 3/ a
20000 Prizren , KOSOVE
Mob : +37744288791
E-Mail : xhennetcomics@gmail.com
E-Mail : ganisunduri@hotmail.com
Me shumë informata në http://xhennetcomics.blogspot.com

No comments:

Post a Comment