Wednesday, April 23, 2014

SHPALLJA E KONKURSİT PËR FESTIVALIN E 10’të NDËRKOMBËTAR TE STRIPIT DHE    TE   KARIKATURËS“2014” 


 - Shoqata e Strip artistëve Kosovar “XHENNETCOMICS” organizon Festivalin e 10`të Ndërkombëtar të Stripit dhe të Karikaturës.

-Festivali i 10`të Ndërkombëtarë do të mbahet më 11-14 TETOR 2014 në Galerine “HAMAM”,Prizren.
- Festivali nuk është shpërblyes ose garues, por për 25 artistë të huaj dhe 10 artistë Kosovar të cilët do të zgjidhen nga ana e jurisë do të kenë të mbuluar shpenzimet e udhëtimit dhe Hotelit për 3 ditë , të gjithë pjesëmarrësve në Festival do të shpërndahet Katalogu, Majica me logon e Festivalit dhe mirënjohja për pjesëmarrje,dërguesve të tjerëve do të dërgohet katalogu përmes postës elektronike në PDF ose do të mund të marrin në web faqen e Shoqatës.


 - Festivali i Stripit dhe Karikaturës mbahet për cdo vjet në Prizren (KOSOVË) dhe organizohet nga ana e Shoqatës të Strip artistëve Kosovar  “XHENNET COMICS”

 - Festivali është me temë, zhanr të lirë, si për Strip ashtu edhe për Karikaturë.
- Punimet mund të jenë të punuara nga një ose më shumë artistë/te.
- Kandidati/ ja mund të dërgon punimet e tij /saj të Stripit dhe Karikaturës përmesë postës ose përmesë adresës elektronike, punimet të jenë të skenuar mirë, më së paku 300 dpi
- Stripët dhe Karikaturat e dërguara duhen të jenë prej 1 deri 4 faqe (në formatin A3 ose A4).
- Gjuha e teksteve është e lirë për tërë gjuhët e botës. ( preferohet Gjuha Angleze)
- Së bashku me punimet të dërgohet edhe Emri, mbiemri,biografia e shkurtë, shteti,adresa ,E-Mail, fotografia, (Vërejtje : pa këto të dhëna, punimet nuk do të miren parasysh ).


- Data e fundit për dërgimin e punimeve është 15 SHTATOR 2014.


 Adresa për dërgimin e punimeve:
Shoqata e Strip aristëve Kosovar “XHENNET COMICS”
Rruga : Xhemil Doda No . 3/ a 20000 Prizren , KOSOVE
Mob : +37744288791
E-Mail : xhennetcomics@gmail.com
E-Mail : ganisunduri@hotmail.com


 Me shumë informata në http://xhennetcomics.blogspot.com

No comments:

Post a Comment