Tuesday, June 21, 2016


Shoqata e strip artistëve Kosovar “Xhennet comics”
 hap konkursin për edicionin e 13. Ndërkombëtar të stripit dhe karikaturës me temën
“DIASPORA NË KORNIZË TË PORTRETEVE”

                

  1. Kushtet e konkurrimit


  1. Të drejtën  për të marrë pjesë kanë të gjithë autorët nga e gjithë bota, pavarësisht nga gjinia dhe mosha;
  2. Tema e karikaturave është e lire,por me dëshirë të artistëve munden të jenë të bazuara edhe në tëmën “DIASPORA NË KORNIZË TË PORTRETEVE”.
  3. Karikaturat (Stripat)duhet të dërgohen nga 1 deri në 3 punime, të jetë në formatin A4 ose A3 (Nëse dërgohen në mënyrë elektronike,të skenohet minimum 300 dpi).Për artistët vendorë ju rekomandojmë që të dërgoni me postë të rregullt ose të dorëzohen personalisht.
  4. Karikaturat  (Stripat)të dërguara nuk do të kthehen. Prandaj me pranimin e punimeve nga organizatorët,organizatorëve i jipet  të drejtë që të ato ti publikon dhe të paraqet në promovimin e aktiviteteve të saj.
  5. Karikaturat(Stripat) mund të jenë të shkruar ose punuar nga një ose më shumë artistë/te.
  6. Së bashku me punimet e karikaturave(Stripave) ,duhet të dërgohet edhe biografia personale, një foto, detajet e kontaktit dhe viti kurrë është realizuar punimi,a ishte e konkuruar edhe më pare në ndonjë garë,a është fitues në ndonjë festival tjetër. Në të gjitha karikaturat duhet të jetë e cekur emri i artistit të karikaturës .Pa këtë informacion punimet nuk do të konsiderohen të validshëm.
  7. Punimet duhet të dërgohen deri më 15 Korrik 2016.
  8. Festivali do të mbahet përgjatë datave 28-31 Korrik 2016 në Prizren,Kosovë.
  9. Juria për vlerësimin e punimeve do të mblidhet më datën 17 Shtator 2016 ku 10 artistë të huaj dhe 10 artistë vendorë të cilën do të zgjidhen nga ana e jurisë do të kenë të mbuluara shpenzimet e udhëtimit,akomodimin përgjatë kohës së festivalit.Të gjithë pjesëmarrësve do të shpërndahet katalogu,diploma dhe mirënjohja për pjesëmarrje,konkurruesve  të tjerë katalogu dhe mirënjohja do të dërgohet permesë postës elektronike në PDF ose do të mund të marrin në web faqen e shoqatës.


Gani SUNDURI
Kryetar i shoqatës të Strip Artistëve Kosovar “Xhennet Comics”

Mob:       044 288 791


Më shumë informata kërkoni në htpp://xhennetcomics.blogspot.com

No comments:

Post a Comment